Sibenik feston mbijetesën në elitën e futbollit kroat tre javë para mbylljes së kampionatit falë golit të një shqiptari, i cili shënoi kundër rivalëve të Istra dhe i dha fitoren skuadrës së tij.
Këtë herë ishte Suad Sahiti heroi, jo Emiri që kishte shënuar disa gola të rëndësishëm më parë. Në fillim të pjesës së dytë, ish-lojtari i Skënderbeut nuk fali brenda zone.
Šibenik 1-0 Istra 1961 (51’)
After a long VAR review the goal is awarded and Šibenik (as it stands) secured playing in the HNL next season. The goal scored Suad Sahiti, 2nd of the season, Alvaro got the assist. pic.twitter.com/nA6a494pPf
— Everything About HNL (@AboutHnl) May 7, 2021
Sahiti u sakrifikua në minutën e 75-të, pasi ekipi i tij mbeti me një lojtar më pak dhe u zëvendësua. Gjithsesi Sibenik e ruajti epërsinë, por fundi ishte dramatik.
Në minutën e 96-të morën kartonin e dytë të kuq dhe fillimisht u dha penallti për Istra. U deshën disa minuta të shikohej me VAR, që e anuloi 11-metërshin dhe kartonin, ndërsa Sibenik nisi më pas festën me fitoren e arritur. /abcnews.al