VIDEO/ Stërvitje dhe argëtim në pishinë, Anglia “ndjell” eliminimin nga Euro 2020!

schedule21:17 - 5 Korrik, 2021

schedule 21:17 - 5 Korrik, 2021

Anglia ka zgjedhur të zhvillojë një seancë rikuperimi në pishinë në prag të sfidës gjysmëfinale të Euro 2020 ndaj Danimarkës. Për t’u përgatitur sa më mire, por edhe për të relaksuar ekipin, Gareth Southgate ka zgjedhur pikërisht pishinën.

Kjo nuk është një risi për “3 Luanët”, pasi lojtarët anglezë u argëtuan në të njëjtën mënyrë edhe në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërsa më pas u eleminuan nga kompeticioni.

Një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga tifozët, shumica e të cilëve janë edhe supersticiozë dhe kanë lëshuar kritika, për shkak të frikës se historia mund të përsëritet edhe në Europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!