Stërvitja e Bayern Munchen ka nisur me spektakël! Philippe Coutinho, Thiago Alcantara dhe Robert Leëandoëski, e kanë nisur mbarë ditën e tyre, pasi sapo kanë shkelur në fushat e blerta stërvitore, kanë dhuruar magji.
Alcantara dhe Coutinho njihen për aftësitë e tyre teknike të shkëlqyera me topin në këmbë, por dhe Lewandowski nuk mbetet pas. Pasi e mbajnë topin disa herë në ajër, duke dhuruar për disa sekonda spektakël, treshja i bashkohet pjesës tjetër të grupit.
Bayern i ka fituar dy trofe këtë sezon, Bundesligën dhe DFB Pokal, Kupën e Gjermanisë, dhe tashmë lufton vetëm për Champions League, që starton në muajin gusht./abcnews.al
Start your day in style ?@lewy_official @Thiago6 @Phil_Coutinho pic.twitter.com/SyIpLjSKXR
— FC Bayern English (@FCBayernEN) July 8, 2020