VIDEO/ Sporting eleminon Arsenal, Martinelli lë “topçinjtë” jashtë Evropës

schedule23:56 - 16 Mars, 2023

schedule 23:56 - 16 Mars, 2023

Ka përfunduar pas gjuajtjes së penalltive sfida në “Emirates Stadium”, mes “topçinjve” të Arsenal dhe portugezevë të Sporting Lisbon, me këta të fundit që kanë shtangur jo pak futbolldashësit teksa kanë arritur kualifikimin për në fazën e çerek-finaleve të UEFA Europa League.

Fillimisht avantazhin e morën “topçinjtë”, ku shënuan me anë të kapitenit Granit Xhaka në minutën e 18′-të, të sfidës, por një supergol nga gjysma e fushës në minutën e 62′-të, nga portugezi Pedro Gonçalves çoi ndeshjen në kohën shtesë, e cila përfundoi sërish në barazim duke i vënë lojtarët përballë përgjegjësisë së penalltive.  Saka, Odegaard e Trossard gjetën rrugën e rrjetës, por një penallti e çuar dëm nga Gabriel Martinelli i jep fund “ëndrrës” londineze për të fituar trofeun e 2-të më të rëndësishëm në Evropë.

Tashmë, “luzitanëve” të Sporting Lisbon do u duhet të presin deri mesditën e nesërme për të zbuluar kundërshtarin e radhës në këtë kompeticion, me shortin që do të hidhet si zakonisht në Nyon, të Francës. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Pedro Gonçalves:

Goli i Granit Xhakës:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!