VIDEO/ Spitali Amerikan 2 vjen me shërbimet e kirurgjisë me cilësi maksimale

schedule17:14 - 16 Maj, 2020

schedule 17:14 - 16 Maj, 2020

Departamenti i kirurgjisë në Spitalin Amerikan nr.2 ofron trajtim dhe ndërhyrje nga mjekët më të mirë dhe me eksperiencë ndërkombëtare. Tashmë çdo qytetar mund të marrë zgjidhje për problemet shëndetësore pa qenë e nevojshme të shkojë jashtë vendit pasi në Spitalin Amerikan 2 ofrohet shërbim me aparaturat më moderne.

Spitali “Amerikan nr.2” vjen më pranë qytetarëve me departamentin e kirurgjisë së përgjithshme me mjekë me eksperience brenda dhe jashtë vendit.

Doktoreshë Edlira Rahovica, kirurge pranë Spitalit Amerikan 2, shprehet se në këtë spital një vëmendje të veçantë i i kushtohet kirurgjisë së gjirit dhe trajtimeve të saj.

Edhe kirurgu grek me eksperience ndërkombëtare, doktor Sakellariou tregon se në Spitalin “Amerikan nr.2”, pacientët marrin trajtim të specializuar dhe bashkëkohor, njësoj si jashtë vendit.

Kam ardhur të punoj tek Spitali Amerikan nr.2, pas 4 vitesh punë tek Spitali Hygeia. Spitali Amerikan nr.2 është një spital me një staf të mirëorganizuar.

Ofron të gjitha shërbimet mjekësore dhe me kushte mjaft bashkëkohore. Unë jam kirurg i përgjithshëm pranë Spitalit Amerikan nr.2 dhe kryesisht merrem me kirurgjinë e gjëndrave endokrine dhe ato tiroide.

Mendoj që pacientët duhet të kenë besim tek stafi i Spitalit Amerikan nr.2, pasi me të vertetë është një spital i mirë dhe ofron trajtim me metodat më bashkëkohore për çdo pacient“, shprehet mjeku kirurg George Sakellariou, i cili ofron shërbimet e tij në spitalin Amerikan nr.2.

Departamenti i Kirurgjisë në Spitalin Amerikan 2 ofron përgjigjet shërbime mjekësore të cilësisë më të lartë për trajtimin e gjendrave endokrine, tiroide, po ashtu edhe për patologjitë e gjirit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!