Derbi ka nisur dhe ultrasit e skuadrave nuk kanë humbur kohë për të hapur banderolat që kishin përgatitur. Atmosfera në stadium është e jashtëzakonshme, ndërsa Fanatics dhe Guerrils nuk zhgënjejnë kurrë.
“Një shekull“, lexohet në banderolën gjigante me ngjyra bardheblu të ultrasve të Tiranës, mesazh që lidhet me 100-vjetorin e klubit. Mesazh kanë edhe tifozeria e kuqe.
“Prej një dekade unikë, rrugës sonë i mbesim besnikë“, lexohet në pankartën e Ultras Guerrils, të cilët janë më të paktë në numër se kundërshtarët bardheblu në betejën e sotme.
Hedhja e flakadanëve në fushë nuk ka munguar. Grupimi Fanatics kanë ndezur mjetet piroteknike dhe, në shenjë proteste ndaj vendimit të Policisë për të kërkuar kartat e identitetit, i kanë hedhur në fushë afër portës së Alban Hoxhës. /abcnews.al