Te Barcelona, luajnë disa nga futbollistët më të mëdhenj në botë, si Messi, Suarez, Griezmann, Ter Stegen apo Pique. Por ai që ka marrë vëmendjen më të madhe në stërvitjen e sotme, është danezi Martin Braithwaite.
Sulmuesi ka shënuar një supergol në seancën stërvitore dhe video e “predhës” së tij, u publikua nga faqja zyrtare e katalanasve në Twitter, duke u bërë menjëherë virale. Braithwaite merr një top të gjatë dhe e kontrollon në mënyrë të shkëlqyer.
Më pas, danezi gjuan fort me të djathtën dhe gjen trekëndëshin e portës, duke shtangur gardianin gjerman, Ter Stegen. Një gol për të mos u humbur…/abcnews.al
? @MartinBraith ? pic.twitter.com/1ajzF9sJ9J
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) June 18, 2020