Barcelona reagoi pas humbjes ndaj Granadës, fitoi 2-3 në fushën e Valencias dhe ndan vendin e dytë me Real Madrid me nga 74 pikë, dy më pak se Atletico kryesuese. Në “Mestalla” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë i ndeshjes ishte thjesht spektakolar. Gabriel Paulista me kokë, kaloi vendasit në avantazh në minutën e 50-të, gol që “ndezi” Leo Messin me shokët.
FINAL #ValenciaBarça 2-3
¡El @FCBarcelona_es remonta en Mestalla y alcanza los 74 puntos en #LaLigaSantander! #ResultadosLS pic.twitter.com/aNcjgJnqvt
— LaLiga (@LaLiga) May 2, 2021
Barcelona nuk u pajtua me këtë rezultat dhe e përmbysi atë brenda gjashtë minuta. Në fillim Leo Messi dhe më pas Antoine Griezmann. Cillessen priti penalltinë e “pleshtit”, por ky i fundit ia doli të dërgojë topin në rrjetë.
Avantazhi erdhi falë golit të thjeshtë të Griezmann, ndërsa në minutën e 69-të, Leo Messi realizoi golin e dytë personal. Goditje dënimi perfekt, topi në trekëndësh dhe 1-3 për Barcelonën. Valencia rihapi takimin shtatë minuta nga fundi.
Carlos Soler lëshoi një “predhë” nga larg, duke realizua një gol të mrekullueshëm. Ekipi katalanas menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe siguroi tre pikë të rëndësishme në garën për titullin. Sfida e radhës në “Camp Nou” kundër Atletico Madrid (8 maj). /abcnews.al

