Nuk mund të kishte tronditje më të madhe, për “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e Carlo Ancelotti, që vetëm 4 minuta pas golit të Phil Foden kanë pësuar një tjetër gol, duke humbur totalisht avantazhin e para disa minutave, teksa tashmë janë një pas “Qytetarëve”.
Sërish një “perlë”, nga djemtë e teknikut, Pep Guardiola e sërish një mbrojtës ishte i përfshirë, me kroatin, Josko Gvardiol, që lëshon një “silur” drejt portës së Lunin, me topin që përfundon në rrjetën e “Galaktikëve”. Rezultati shkon në 2 me 3. /i.m /abcnews.al