VIDEO/ Spektakël në Londër, Wissa e Disasi tundin rrjetat respektive

schedule17:42 - 2 Mars, 2024

schedule 17:42 - 2 Mars, 2024

Nuk ka fund spektakli, në “Brentford Community Stadium”, me të dyja skuadrat që kanë shënuar nga një herë në portën e njëra-tjetrës, duke ruajtur rezultati 2 me 2, por duke mahnitur të pranishmit, në stadiumin e Londrës.

Të parët e gjetën rrugën e rrjetës, “Grerëzat” vendase falë “fantazisti” kongolez, Yoane Wissa, në minutën e 69′-të të sfidës, për ta dërguar rezultatin, në 2 me 1 dhe pas plot 14 minutash pritje ishte qendërmbrojtësi francez, Axel Disasi, i cili ndëshkon portierin Flekken, për të barazuar gjithçka. Rezultati shkon në 2 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Yoane Wissa, 2-1:

Goli i Axel Disasi, 2-2: