Është mbyllur takimi mes Liverpool dhe Chelsea, i vlefshëm për javën e 37-të në Premier League. Plot 8 gola u shënuan në këtë ndeshje, me Liverpool që fitoi me shifrat 5-3.
Keita, Arnold dhe Wijnaldum shënuan në pjesën e parë për Liverpool, ndërsa për Chelsea, Olivier Giroud, me 45 minutat e para që u mbyllën me shifrat 3-1.
Në të dytën, Firmino dhe Oxlade Chamberlain shënuan për të kuqtë e Jurgen Klopp, ndërsa për Chelsean, Abraham dhe Pulisic. Për ndeshje të tilla, është mëkat që nuk ka tifozë në stadium…/abcnews.al