“Bardhekuqtë” e Skënderbeut e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë të sfidës, ndaj “Bardhebluve”, të Tiranës me djemtë e teknikut, Ivan Gvozdenovic, që kanë arritur të gjejnë sërish rrugën e rrjetës.
Në minutën e 62′-të, të sfidës, “bomberi” nigerian, Nnmadi Franklin Ahanonu lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, me “gardianin” e “Bardhebluve”, që nuk e kontrollon topin si duhet duke përfunduar në rrjetë. Rezultati shkon në 2 me 4. /i.m /abcnews.al