VIDEO/ SPAK jep konkluzionet për Belerin. Policia shoqëron një person, tentoi t’i vërë zjarrin flamurit me simbole greke

schedule14:00 - 13 Shkurt, 2024

schedule 14:00 - 13 Shkurt, 2024

Një 33-vjeçar është shoqëruar nga policia jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), teksa po zhvillohet seanca ku po jepen konkluzionet për Fredi Belerin.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se personi tentoi t’i vërë zjarrin një flamuri me simbole greke, të ashtuquajtur Vorio Epiriot.

Ndërkaq, prokurorët Adnand Xholi dhe Dorina Bejko do të lexojnë vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Fati i Belerit është në dorë të dy prokurorëve të posaçëm. Gjykata pritet të dëgjojë prokurorinë dhe të tërhiqet nëse do e shpallë këtë të martë vendimin për Belerin.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!