Tottenham sërish i zhgënjeu tifozët pas barazimit 1-1 në shtëpi kundër Sheffield United. Përpos rezultateve negative sulmuesi, Son Heung-Min, është i vetmi që po i bën tifozët për vete. Pas një ndeshje të mirë në Champions, ku ndihmoi Tottenham-in të fitojë, Son dhuroi një tjetër gjest të mrekullueshëm.
Koreano-jugori arriti të shënojë golin e parë, duke i dhënë avantazhin ‘Spursave’ edhe pse miqtë barazuan duke i rrëmbyer 1 pikë londinezëve. Që nga ngjitja në elitën e futbollit anglez, Sheffield United po ecën shumë mirë duke u renditur në vendin e pestë me 15 pikë.
Përpara fillimit të takimit, në momentin kur lojtarët shkëmbejnë duart, 27-vjeçari mbuloi me duar kokën e maskotit të tij nga shiu i rrëmbyer që po binte. Djaloshi kur e pa çfarë po bënte Soni, buzëqeshi i lumtur. Ky moment u kap nga kamerat dhe video u bë virale në rrjetet sociale. /abcnews.al
? | #THFC
Son Heung-Min covering a mascots head from the rain, what a legend.
He’s got such a pure soul and is so humble!
My winger…??⚪️pic.twitter.com/ZWv1eMGfhJ
— The Spurs Web ⚪️ (@thespursweb) November 10, 2019