Pesë minuta lojë kanë mjaftuar për të shijuar golin e parë në duelin Tottenham-Manchester City. Atë e kanë gjetur djemtë e Jose Mourinhos me anë të Son-Heung Min.
Asist i Ndombele, nisje e shpejtë e sulmuesit aziatik dhe goditje e saktë, duke i dhuruar avantazhin Tottenham, që përkohësisht është ngjitur në vend të parë në kampionat.
Sfida më e fortë e kësaj jave në Premier League, ka nisur e zjarrtë dhe tani pritet reagimi i ekipit të Pep Guardiolës, i cili rinovoi kontratën me “Cityzens” pak ditë më parë. /abcnews.al

