Një video e ndeshjes së sotme mes Morecambe dhe Burton për kategorinë e tretë të Anglisë ka bërë xhiron e internetit.
Në mënyrë të veçantë, në minutën e 83-të të ndeshjes dhe me rezultatin 4-0 në favor të vendasve, asistenti nuk ka parë një offside të dukshme prej rreth 5 metrash.
Siç mund ta shihni në videon më poshtë, sulmuesi i Morecambe është disa metra përpara mbrojtësve të mysafirëve, megjithatë arbitri dhe ndihmësi vijuan ndeshjen.
20-vjeçari Caleb Watts nuk e pa flamurin që e ndalonte, përkundrazi doli i vetëm në fushë të hapur duke realizuar për 5-0, që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. /G.D abcnews.al/
The linesman didn’t give offside for this in a League 1 game today… shocking! ?pic.twitter.com/z1OiP6sVti
— Football Away Days (@FBAwayDays) January 1, 2023