Është mbyllur takimi mes Skënderbeut dhe Tiranës, me fitoren e “Ujqërve të Dëborës” 2-0. Djemtë e Ilir Dajës bënë një ndeshje shumë të mirë, duke u treguar cinikë dhe duke marrë një fitore mëse të merituar. Golin e parë për Skënderbeun e shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi, në minutën e 18-të.
Merita absolute kishte Nazmi Gripshi, i cili bëri një aksion individual të shkëlqyer në krahun e majtë. Mesfushori i Skënderbeut driblon me shpejtësi dy futbollistë kundërshtare dhe kroson në qendër, aty ku Krasniqi kontrollon dhe shënon me të djathtën. Tirana pati më shumë qarkullim topi dhe më shumë raste të krijuara, por goli mungoi për bardheblutë.
Goli i Krasniqit do të ishte në fuqi deri në minutën e 87-të, pasi Skënderbeu do të shënonte sërish. Me anë të një kundërsulmi, Ndecky gjen rrjetën dhe i jep fitoren Skënderbeut, që merr tri pikë të rëndësishme. Goli i Hasanit në sekondat e fundit vlejti sa për statistikë, pasi Ahmataj dhe Tirana largohen pa asnjë pikë nga transferta korçare./abcnews.al
EPISODET –
90′ – Mbyllet takimi, Skënderbeu triumfon me rezultatin 2-1.
90+3′ – Gooool Tirana, shënon Hasani. Fantazisti bardheblu gjen rrjetën pas një pasimi me kokë të Ngoo, duke rihapur takimin në sekondat e fundit.
87′ – Gooool Skënderbeu, shënon Ndecky. Sulmuesi i djathtë përfiton mjaft mirë nga një pasim i Oto John, duke shënuar golin e parë në Superiore. Gjuajtja e tij u përplas në traversë dhe kaloi vijën fatale, pa e prekur fare rrjetën. 2-0 Skënderbeu, që siguron kështu fitoren.
68′ – Rast i mirë për Hasanin për të barazuar shifrat, por tentativa e tij nuk mposht portierin Koliçi.
59′ – Torassa bën gjithçka mirë në hyrje të zonës dhe pason në të djathtë te Cobbinah, i cili kroson në mënyrë të gabuar me të majtën
51′ – Tirana qarkullon topin, Skënderbeu mbrohet me forca të shumta
46′ – Skënderbeu e nis dhe pjesën e dytë në sulm. Bregu tenton dy herë të krosojë nga krahu i djathtë, por nuk ka rrezik
45′ – Mbyllet pjesa e parë në Korçë, vendos goli i Krasniqit
37′ – Përplasje e fortë mes Kërçikut dhe Krasniqit, gjithsesi asnjë nga lojtarët nuk ka probleme serioze
32′ – Luftë në mesfushë, ndërhyrje të ashpra nga Pëllumbi dhe Karabeci
29′ – Torassa ka mundësinë të niset në kundërsulm, por Daja e ndal shpejt dhe merr një karton të verdhë për skuadrën
25′ – Halili rrëzohet brenda zonës, por gjithçka e rregullt sipas gjyqtarit Kola
24′ – Tirana përpiqet të reagojë pas golit të pësuar, por tentativa e Cale shkon shumë larg kuadratit
18′ – Gooool Skënderbeu, shënon Krasniqi. Ishte Nazmi Gripshi ai që bëri gjithçka mirë nga krahu i majtë dhe shkon deri në fundore. Më pas, numri 10 kroson në qendër, aty ku Krasniqi nuk e ka të vështirë të shënojë. 1-0 Skënderbeu!
14′ – Cobinnah dhuron spektakël në krahun e djathtë dhe kroson në qendër, por asnjë nga bardheblutë nuk përfiton. Te Skënderbeu, shqetëson Gripshi, që mbeti i dëmtuar nga zhvillimet e këtij aksioni
5′ – Pollozhani provon të shënojë nga një goditje dënimi, por topi shkon jashtë shtyllës së majtë pingule të Likës
1′ – Skënderbeu e nis në sulm dhe Gripshi menjëherë tregohet i rrezikshëm. Gjuajtja e numrit 10 pritet nga portieri Ilion Lika dhe goditje këndi për vendasit.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E shtunë, më 23 nëntor, ora 16:30
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
SKËNDERBEU-TIRANA 2-1
Krasniqi 18′, Ndecky 87′ / Hasani 90+3′
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Dita, Pëllumbi, Essien (Elezi 80′), Daja, Ndecky, Bregu, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Imami, Vangjeli, Karabeci (Celhaka 46′), Cale (Ngoo 46′), Torasa, Cobbinah, Halili (Muci 79′), Hasani. Trajner: Julian Ahmataj
GJYQTARË: Klajdi Kola, Rejdi Zaimi, Edlir Malo, Roxhers Muska
Kartonë të verdhë: Daja 29′ / Torassa 45′

