VIDEO/ Skënderbeu-Partizani në ajër, fusha e mbuluar nga bora

schedule12:26 - 16 Janar, 2021

schedule 12:26 - 16 Janar, 2021

Skënderbeu-Partizani është ende në ajër. Stadiumi i qytetit të Korçës është mbuluar nga dëbora dhe ky duel është programuar të nisë nga ora 13:45.

Në FSHF ende nuk ka një konfirmim nëse do të shtyhet apo jo. Skënderbeu po bën maksimumin ta pastrojë fushën dhe në kampin korçar janë optimistë se kjo do të ndodhë dhe ndeshja do të luhet.

Në program për sot në Superiore janë edhe përballjet Tirana-Kastrioti dhe Apolonia-Laçi. Një ditë më parë Vllaznia mposhti Kukësin në Elbasan, kurse Teuta mori pikët e plota me Bylisin. /abcnews.al