Gola të bukur, tension dhe penallti. Gjithçka mbi dy ndeshjet e para të javës së tretë të Superiores. Kastrioti-Apolonia u mbyll në barazim 1-1, kurse në Ballsh Skënderbeu mposhti me rezultatin e pastër 0-2 Bylisin.
Në Kamzë Kastrioti u mundua shumë të fitonte, me Plakun që mund të realizonte në pjesën e parë. Edhe Çela u shfaq rrezikshëm, por pas sukses. Fierakët ishin ata që shënuan të parët, dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes.
https://streamable.com/x9wxcw
Mihana realizoi një gol të bukur, por epërsia zgjati vetëm pesë minuta. Një penallti për Kastriotin u shoqërua me tension tek arbitri i ndeshjes. Plaku nga pika e bardhë nuk gaboi dhe vendosi baraspeshën. 1-1, rezultat me të cilin u mbyll i gjithë takimi.
https://streamable.com/6313m8
NDESHJA TJETËR – Bylisi në krizë. Pas dy barazimeve, tashmë ka ardhur humbja në kampionat. Ballshiotët e pësuan nga Skënderbeu në shtëpi. Skuadra e Dovedan ishte këmbëngulëse dhe rrezikoi me sulmuesit Mehmetllari dhe Carkanji, por nuk ia doli dot.
Në pjesën e dytë u akordua edhe një penallti në favor të Bylisit, por Dajsinani bëri heroin kundër mesfushorit Serxhio Ujka. Korccarët morën zemër dhe në minutën e 70-të iu falën këmbëve të Belajdi Pusit. Shkodrani në hyrjë të zonës u tregua i saktë dhe ndëshkoi Bylisin.
Një gol mjaft i bukur, ndërkohë që 15 minuta më pas Skënderbeu realizoi edhe golin e qetësisë me Terziun. I riu brenda zonës nxori huq mbrojtësit e Bylisit dhe topi shkoi në rrjetë, edhe pse pati shpejtësi mjaft të ulët. 0-2 dhe fatet e kësaj ndeshjeve ishin “vulosur”. /abcnews.al
https://streamable.com/495ter
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3
E shtunë, më 21 nëntor, ora 13:45
Kastrioti-Apolonia 1-1
Shënues: Plaku 84’ (pen.) / Mihana 79’
Bylisi-Skënderbeu 0-2
Shënues: Pusi 70’, Terziu 85’

