Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Skënderbeu e Apolonia fitore emocionuese, mbijetesa bëhet ekuacion

schedule14:54 - 28 Prill, 2021

schedule 14:54 - 28 Prill, 2021

Emocione në finalet e mbijetesës, Apolonia-Kastrioti dhe Skënderbeu-Bylisi. Në Korçë skuadra vendase ka fituar me përmbysje me rezultatin 2-1, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar dhe pati shumë raste, ndërkohë që ballshiotëve iu anulua edhe një gol nga Ntephe, para se Desancic t’u jepte epërsinë miqve.

Mesfushori shënoi pas 35 minutash lojë dhe më pas Skënderbeu u zgjua dhe ia doli të barazonte shumë shpejt, me anë të Kosta Vangjeli. Ballshiotët u hutuan në ato momente dhe pësuan edhe golin e dytë, këtë herë me autor Elvi Berishën.

1-2 dhe në 45 minutat e dyta pati një luftë të fortë sportive, por nuk u shënua më asnjë gol dhe korccarët ngushtuan në tre pikë diferencën me Bylisin rival direkt në luftën për mbijetesë.

NDESHJA TJETËR – Kastrioti është shtangur sërish nga Apolonia, që i mundi me rezultatin 2-1. Krutanët mund ti gëzohen vetëm faktit që nuk fitoi Bylisi, por situata nuk është aspak e mirë dhe duhet reagim.

Apolonia shpreson ende dhe sot heroi ishte sulmuesi Mario Gjata, autor i dy golave në pjesën e parë, kurse në të dytën shpëtimtar u bë portieri Romeo Harizaj. Daci ngushtoi shifrat në fraksionin e dytë të lojës dhe më pas Kastrioti u ndal në disa sulme nga portieri i vendasve, që ndihmoi Apoloninë të ruante fitore dhe të merrte tre pikët. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E mërkurë, më 28 prill, ora 13:00

APOLONIA-KASTRIOTI 2-1
Shënues:
Gjata 20′, 31′ / Daci 64′
APOLONIA:
Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Asllanaj, Smaçi, Yeboah, Shanaj, Zoga, Vasilj, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata.
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Shkalla, Prodani, Deliaj, Mehmeti, Okebugëu, Bardhi, Rezi, Daci. Trajner: Ramazan Ndreu.

SKËNDERBEU-BYLISI 2-1
Shënues:
Vangjeli 42′, Berisha 44′ / Desancic 35′
SKËNDERBEU:
Rexhepi, Meksi, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
BYLISI: Qirko, Hadroj, Muçollari, Janku, Ymeraliaj, Carkanji, Desancic, Lorran, Anthony, Ndreca, Ntephe. Trajner: Veljko Dovedan.

64′ Klejdi Daci ka hapur ndeshjen në Fier, pasi ka ndëshkuar Apoloninë pas një krosi të Patrik Bardhit

https://streamable.com/ipu8h3

44′ Elvi Berisha befason Bylisin, duke i realizuar edhe golin e dytë. Skuadra e Skënderbeut në epërsi

https://streamable.com/08cts2

42′ Kosta Vangjeli ka vendosur baraspeshën në Korçë, pasi ka realizuar në portën e Bylisit

https://streamable.com/chs6yn

35′ Desancic i ka dhënë epërsinë skuadrës së Bylisit, në duelin ndaj Skënderbeut në transfertë

https://streamable.com/f5p51a

31′ Mario Gjata ka realizuar edhe golin e dytë, duke mposhtur portierin e Kastriotit pasi e shmangu më parë

https://streamable.com/m7j5oo

20′ Apolonia ka ndëshkuar Kastriotin. Sulmuesi Mario Gjata mposhti portierin Isli Hidi dhe fierakët ëndërrojnë ende

https://streamable.com/rnovsf

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!