Video skandali/ Safet Gjici dënohet me 2 vite burg, Alma Kaçi zyrtarisht ‘prostitutë’

schedule20:12 - 7 Shkurt, 2024

schedule 20:12 - 7 Shkurt, 2024

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është dënuar me dy vite burgim në lidhje me video skandalin me Alma Kaçin.

Gjicit i është rikualifikuar vepra penale dhe u dënua për shpërdorim detyre. Rikualifikim të veprës penale pati edhe për Alma Kaçin. Ajo u dënua me 1 vit burg për prostitucion.

Ndërkaq, sipas avokatit të Gjicit, vendimi i gjykatës është i sforcuar dhe pretendons e klienti i tij është i pafajshëm.

“Gjykata,  pas më shumë se 4 orësh qëndrimi në Dhomën e Këshillimit, ka dënuar me dy vite burg ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin, duke i ndryshuar veprën penale këtij të fundit. Nga akuza e korrupsionit pasiv që e akuzonte fillimisht SPAK dhe kërkohej dënimi me 4 vite e 6 muaj burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht dënimi me 3 vite burg, gjykata rikualifikoi veprën penale duke e gjetur fajtor atë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke e dënuar me 3 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, me 2 vite heqje lirie. Nga ana tjetër, Gjykata rifkualifikoi veprën penale edhe për shtetasen Alma Kaçin, e cila shfaqet në video intime në zyrën e Gjicit.  Kjo e fundit u dënua me akuzën e prostitucionit. Fillimisht, SPAK kërkoi që të dënohej me akuzën e korrupsionit aktiv, duke kërkuar dënimi me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata e rikualifikoi veprën penale, duke e dënuar përfundimisht me 1 vit heqje lirie”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija në emisionin “Real Story”.

Në seancën gjyqësore këtë të mërkurë, Gjici pretendoi se për videon intime me Alma Kaçin e ka paguar kundërshtari i tij politik Abedin Uruçi.

Gjici u përlot në gjykatë në momentin që kërkoi ndjesë për familjarët për atë që kishte ndodhur. Sipas Gjicit konflikti mes tij dhe Abedin Uruçit ka nisur për shkak të rrethimit të një prone që në të vërtetë ishte pjesë e bashkisë.

Gjici i tha gjykatës se është i pafajshëm dhe kërkoi lirimin nga qelia. Sipas Gjicit, Uruci ka paguar Alma Kacin për ta futur atë në kurth me qëllim që të humbiste postin e kryetarit të Bashkisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!