VIDEO/ “S’kam ç’e dua kurbetin”, historia e bariut që ëndërronte të bëhej avokat

schedule20:11 - 18 Shkurt, 2023

schedule 20:11 - 18 Shkurt, 2023

Mes hapësirave të pamata të ultësirës bregdetare të Semanit, pothuajse i izoluar nga bota, ndodhet stani i Dervish Shallarit. Një Skrapali që la malin për fushën në kërkim të kullotave për bagëtitë. 64-vjecari ka qenë bari që në moshë të re. Ndryshe nga shume të tjerë, ai e ka zgjedhur dhe e pëlqen këtë zanat sepse siç thotë ketë punë di të bëjë më mirë.

Fatin e provoi vetëm një herë dhe atë mes maleve, kur tentoi të largohej jashtë vendit. Që atëherë nuk e ka menduar të linte vendin por përmirësoi dhe zgjeroi tufën me bagëti. Sot ka 300 krerë nga zë cilat siguron të ardhura për familjen.

Larg zhurmave të jetës urbane, mes natyrës së virgjër te bregdetit të Semanit, 62-vjeçari e nis punën me lindjen e diellit dhe e mbyll ne mbrëmje. Nuk ka ndonjë peng por ka ide se çfarë do të bënte në një jetë tjeter. Nëse do të mundej të arsimohej do të mbronte të dobëtit kundër padrejtësive.

“Do bëhesha avokat, e ndjej më mirë. Të mbroj të drejtat e njerëzve”, tha ai.

Vendlindjen e ka në zemër por i është mirënjohës Myzeqesë ku ka gjetur kullota të kripura për bagtitë dhe një shtëpi të ngrohtë për familjen. Sfida e vetme ketu është ajo me natyrën dhe për ta fituar duhen qen të pergatitur mirë.

Stani i Dervish Shallarit është i njohur në zonën përreth për cilësinë e mishit dhe qumështit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!