Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu ka postuar një video sensibilzuese që tregojnë veprimet e rrezikshme që përhapin koronavirusin në institucione dhe mjedise të tjera publike.
Manastirliu thotë se më e keqja nuk do të vijë nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri.
Ajo bën apel për respektimin e masave duke mbajtur distancë një metër dhe duke mbajtur maska mbrojtëse atëherë kur nuk mund të ruhet distanca.
“Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri!
‼Respektoni Rregullat
Ruani distancën 1.5 metër
Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca
Lani shpesh duart
Dezinfektoni ambientet
Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!
Ruani shëndetin”, shkruan Manastirliu./abcnews.al