Florian Marku zbret nesër në ring dhe përballë do të ketë anglezin Muma Mweemba. Boksieri i famshëm shqiptar garon të martën në mbrëmje (ora 21:00) dhe është gati për këtë duel.
Sot janë zhvilluar peshimet zyrtare të boksierëve dhe Marku nuk e ka kursyer ironinë ndaj kundërshtarit të tij, duke u shfaqur në formë dhe tepër i sigurt te fitorja e nesërme.
“Nuk ke parë kurrë dikë si unë, nesër do të më njohësh mirë“, i thotë “luftëtari” 27-vjeçari anglezit Mweemba. /abcnews.al