VIDEO/ Situata me zjarret në Greqi shqetësuese, tre zjarrfikës të lënduar, operacioni për shuarjen e flakëve vazhdon

schedule15:18 - 17 Korrik, 2024

schedule 15:18 - 17 Korrik, 2024

Situata me zjarret në Greqi vazhdon të mbetet problematike. Tre zjarrfikës kanë marrë plagë të lehta në betejën për të shuar flakët. Sipas mediave greke zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore, dhe për shkak të erës së fortë është e vështirë që të menazhohet.

Fronti i zjarrit po lëviz me dy drejtimeve, një drejt Epidaurusit dhe i dyti drejt Korfos.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar, 120 zjarrfikëse, pesë njësi këmbësorie, 32 automjete dhe 13 avionë si edhe 6 helikopterë.

/abcnews.al/