Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e shtunë, ku mposhti në “Camp Nou” Real Sociedadin. Katalanasit fituan me rezultatin 1-0, ku ishte kapiteni Leo Messi ai që i dha fitoren ekipit të tij falë një penalltie.
Argjentinasi ishte një nga më të mirët në fushën e lojës dhe ishte ai që kërkonte me ngulm fitoren. Në minutën e 57 vendasit fituan një goditje të lirë shumë pranë zonës së rreptësisë dhe goditjen e mori përsipër pikërisht Messi. E gjithë bota e di se në shumicën e rasteve faullet e goditura nga “Pleshti” përfudnojnë në rrjetë.
Miqtë i kishin marrë masat për këtë rast dhe mesa duket gjetja e tyre funksionoi. Ata vendosën vetëm tre lojtarë në murin mbrojtës, ndërsa lojtarët e tjerë kaluan pas murit. Dy lojtarë të tjerë u vendosën në vijën fatale për të parandaluar ndonjë goditje në cepat e portës. Një formulë perfekte, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen në Katalonjë. /abcnews.al
This is how Real Sociedad defended Lionel messi’s Freekick pic.twitter.com/F0LA6pxs9g
— Rapsyogi (@nonamebat) March 9, 2020