VIDEO/ Si ndodhi aksidenti tragjik në Kalimash, makinat “fluturojnë” në ajër

schedule22:29 - 7 Janar, 2022

schedule 22:29 - 7 Janar, 2022

Shpejtësia tej normave dhe një manovër e gabuar parakalimi i ka marrë jetën një vajze në tunelin e Kalimashit ndërsa 4 persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Gazetari i Abcnews.al, Ervin Leka ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë ku shihet se si njëra nga makinat e përfshira në aksident, vjen me një shpejtësi tepër të lartë dhe godet nga pas makinën tjetër në tentativë për ta parakaluar.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:51. Burime për ABC bëjnë të ditur se në tunelin e Kalimashit sipas drejtimit Kukës – Tiranë, janë përplasur mjetet “benz” me targa AB 214 EP i cili godet nga prapa mjetin “benz” me targa FB 282 FN.

Si pasoje ka gjetur vdekjen Ediola Sala pasagjere në mjetin AB 214 EP. Gjithashtu është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit me targa AB 214 EP shtetasi Gjin Malçi si dhe pasagjeret shtetasit Sandra Bega dhe Marenglen Gjoka.

Nga mjeti me targa FB 282 FN me drejtues shtetasin Behxhjet Zeneli është dëmtuar shtetasja Mirije Zeneli pasagjere në këtë mjet.

Të dëmtuarit që ndodheshin në mjetin me targa AB 214 EP kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe më pas janë nisur për Tiranë në gjendje të rëndë. /abcnews.al/