Kryendeshja e javës së 21 në Bundesliga, ishte padiskutim beteja në “Allianz Arena” mes Bayern Munchen dhe Leipzigut, që ndajnë vendin e parë dhe të dytë në tabelë. Kjo sfidë premtonte spektakël dhe gola, por në fund u mbyll e barabartë 0-0.
Rastet nuk munguan për skuadrat, por frika e humbjes bëri që të tregojnë disi më shumë kujdes në fazën mbrojtëse. Bavarezët e Flick dominuan në qarkullim topi, ndërsa Leipzig pati rastin më të mirë me Ëerner, i cili nuk arriti të shënojë nga pak metra distancë.
Tifozeritë e të dyja skuadrave ishin në top-formë dhe krijuan një atmosferë fantastike në “Allianz Arena”. Tifozeria e Bayern, shpërndau dhe një banderolë që shkaktoi polemika në internet, në të cilën shkruhej: “RB Leipzig, ik p*****!”/abcnews.al
Bundesliga, java 21
Bayern Munchen – RB Leipzig 0-0