Kartonë të verdhë, gol i anuluar dhe shtyllë. Laçi-Bylisi ishte një ndeshje shumë e luftuar në 45 minutat e para, por asnjë gol. Kurbinasit ishin më kërkues dhe dominuan, por edhe mund të ishin ndëshkuar.
Në minutën e dhjetë, Nwabueze për Laçin e dërgoi topin në rrjetë, por arbitri Juxhin Xhaja e anuloi për prekje të topit me dorë nga sulmuesi. Katër minuta më pas kurbinasit kishin rastin më të mirë për të kaluar në avantazh. Greca pasoi në zonë, aty ku Lushkja e gjuajti topin jashtë kuadratit. Nëse do ia linte Xhixhës, do të kishte qenë më e lehtë për ta dërguar në rrjetë.
Ditmar Bicaj për pak e befasoi Laçin, kur kishin kaluar gjysmë ore lojë. Ditmar Bicaj, pas një goditjeje këndi u ndal nga shtylla pingule. Shpëtuan vendasit, ndërkohë që kartonët ishin të shumtë në këtë përballje, plot pesë të verdhë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E mërkurë, më 4 mars, ora 14:00
LACI-BYLISI 0-0
LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu.
BYLIS: Hidi, Vicente, Bicaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Qardaku, Munoz, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Kartonë të verdhë: Fangaj 44’, Greca 45+1′ / Bicaj 29’, Mëllugja 35’, Janku 40’