VIDEO/Shtim në peshë? Orinda Huta tregon pa komplekse trupin e saj pas lindjes së vajzës

schedule16:30 - 17 Shtator, 2021

schedule 16:30 - 17 Shtator, 2021

Në muajin korrik, moderatorja shumë e dashur për publikun, Orinda Huta u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Atara.

Mirëpo, pavarësisht se ka vetëm disa javë që ka lindur, Orinda duket në super formë. Ajo ka ndarë shpesh aktivitetin e saj sportiv me ndjekësit dhe gjithashtu mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit.

Madje gjatë shtatzënisë ajo ka mbajtur një regjim duke u konsultuar me një dietologe dhe gjithashtu tha se kishte shtuar vetëm 10 kg.

Këtë herë përmes një video të publikuar në Instastory, moderatorja ka treguar sot se ende i ka mbetur pak bark edhe pse ajo ka pasur kujdesin maksimal. Ndryshe nga nënat e tjera, Orinda nuk ka pasur komplekse për ta zbuluar publikisht./abcnews.al