Policia e Shtetit në një konferencë për mediat ka dhënë detajë për operacionin “Krahët e krimit” në Shijak ku është zbuluar një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh.
Mësohet se aktiviteti “lulëzonte” në një banesë katër kateshë në pronësi të dy vëllezërve, ndërsa 2 katet e fundit ishin përshtatur për rritjen e bimëve narkotike.
Në ambientet e godinës janë gjetur dhe sekuestruar 444 lëndë narkotike kanabis dhe 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera.
Lexo edhe: Zbulohet “shtëpi bari” në Shijak, shoqërohen disa persona
Po ashtu pas kontrolleve të imtësisshme, në një mur të dyfishtë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik, 1 granatë dore dhe municion.
Dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga pjesëtar të grupeve kriminale, ndërsa po ashtu po punohet për indentifikimin e autorëve të vërtetë që mund të qëndrojnë pas këtij aktiviteti.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa është shpallkur në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi, 43 vjeç.r.t/abcnews.al