VIDEO/ “Shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak, jepet masa e sigurisë për Fredi Krasniqin

schedule11:01 - 26 Janar, 2023

schedule 11:01 - 26 Janar, 2023

Është dhëna masa e sigurisë “Arrest me burg”  për Fredi Krasniqin, personi i cili u arrestua gjatë operacionit në Shijak ku u zbuluan një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh.

Kujtojmë që në kërkim është shpallur, Selman Krasniqi, vëllai i tjetër, i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali.

Mësohet se Fredi Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.

Krasniqi pretendon se këtë aktivitet e ka nisur për të përfituar disa para të shpejta për shkak të disa problemeve.

Çfarë u sekuestrua na vilën  4-katëshe në Shijak:

444 rrënjë kanabis, 222 llamba elektrike, pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, 1 hark luftarak, 1 jelek anti-plumb, 1 palë dylbi, municion luftarak.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!