VIDEO/ Shtatë fitore radhazi, Interi thyen Atalantën dhe marshon drejt titullit

schedule22:40 - 8 Mars, 2021

schedule 22:40 - 8 Mars, 2021

Interi kalon një pengesë shumë të vështirë dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion. Skuadra e Antonio Contes fitoi 1-0 në “San Siro” ndaj Atalantës, të cilës i mungoi vetëm goli sonte.

Zikaltrit u shfaqën cinikë dhe ia dolën të marrin tre pikët pas golit të Milan Skriniar në minutën e 54-t. Mbrojtësi sllovak shfrytëzoi një rrëmujë në zonën kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë.

Zapata dhe Pasalic iu afruan golit për ekipin nga Bergamo, por Handonovic ishte në një mbrëmje super. Interi ia doli të menaxhojë mirë avantazhin dhe festoi në fund. Fitorja e shtatë radhazi në kampionat për djemtë e Contes.

Vendi i parë dhe 62 për Interin, që numëron gjashtë pikë më shumë se Milani i Piolit. Edhe 12 ndeshje kanë mbetur për t’u zhvilluar në Serie A dhe Interi ndodhet në rrugën e duhur për të fituar titullin pas 11 viteve.

Berat Gjimshiti e nisi ndeshjen si titullar për Atalantën, teksa u zëvendësua në minutën e 81-të. Skuadra e Gasperinit renditet në vend të pestë, një pikë larg zonës Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!