VIDEO/ Shtanget “San Siro”, Udinese tund rrjetën e “Djajve” të Milanos

schedule22:14 - 4 Nëntor, 2023

schedule 22:14 - 4 Nëntor, 2023

Teksa të gjithë prisnin golin e “kuqezinjve” të Milan, kundërshtarët e Udinese kanë menduar diçka tjetër dhe në minutën e 61′-të të sfidës kanë arritur të gjejnë golin e avantazhit përballë “djajve” në “San Siro”.

Pas një ndërhyrje të gabuar të Yacine Adli, arbitri akordon menjëherë një 11-metërsh, e cila ekzekutohet mjeshtërisht nga “fantazisti” argjentinas, Robeto Pereyra, duke shtangur kështu tifozët e pranishëm në mitikun “San Siro”. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: