Prej 30 minutash në “Tarczynski Arena” të Polonisë po zhvillohet përballja e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, Euro 2024, mes Kombëtares së Ukrainës dhe atyre të Anglisë.
Në minutën e 26′ ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, me mesfushorin e Ukrainës dhe “topçinjve” të Arsenal, Oleksandr Zinchenko, që mposhti portierin Pickford, pas një aksioni fantastik të shokëve të tij të skuadrës. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: