“Bardhezinjve” të Newcastle u kanë mjaftuar vetëm 16 minuta, për të zhbllokuar çerek-finalen e EFL Cup, ndaj “Bluve” të Chelsea, duke qenë me “një këmbë” në gjysmë-finalet e këtij kompeticioni, ku sezonin e shkuar i shkuan deri në fund, por pa mundur ta fitonin.
Nga një gafë e mbrojtësit francez, Benoit Badiashile përfiton “bomberi” anglez, Callum Wilson, i cili me një goditje potente me pjesën e jashtme të këmbës dërgon topin, pas shpatullave të portierit Petrovis. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: