VIDEO/ Shqipëria e Grimës del kokulur, Turqia na thyen me përmbysje në Elbasan

schedule20:20 - 12 Korrik, 2021

schedule 20:20 - 12 Korrik, 2021

Shqipëria e drejtuar nga Armir Grima ka humbur me rezultatin 1-2 në ndeshjen e parë miqësore kundër Turqisë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Edhe pse vajzat kuqezi shënuan të parat, që në minutën e katërt kur Curraj e dërgoi topin në rrjetë, nuk mundën ta ruajnë epërsinë.

Në fundin e pjesës së parë Altintas vendosi baraspeshën, kurse në fraksionin e dytë të lojës Turqia fitoi një penallti.

Topçu nuk gaboi dhe e çoi topin në rrjetë, duke shënuar golin që për mikeshat të ishte i fitores. Shqipëria do të luajë me Turqinë edhe një miqësore tjetër më 15 korrik, në “Selman Stërmasi”. /abcnews.al