Michael Ngoo po e kalon periudhën e karantinës në Tiranë dhe poston shpeshherë në rrjetet sociale. Sulmuesi i bardhebluve është shfaqur si një fans i Noizyt në videon e fundit, aty ku mban veshur fanellën e Los Angels Lakers.
Në sfond dëgjohet një nga këngët e albumit të fundit të këngëtarit të njohur, teksa anglezi këndon bashkë me të. Ngoo ka përdorur disa efekte speciale dhe në kokë mban një kurorë të artë.
Një tribut për Noizyn, por edhe për veten e tij, duke llogaritur faktin që është afër kurorëzimit si kampion me skuadrën e Tiranës. /abcnews.al