Një sasi lëndë plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një marketi në Theth, mengjesin e së dielës. Rreth orës 01:30 minuta, një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në kembë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç.Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjeter.
Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes së lendës plasëse./abcnews.al