VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Teheran

schedule21:17 - 11 Shtator, 2020

schedule 21:17 - 11 Shtator, 2020

Një shpërthim i fortë në një punishte baterish në jugperëndim të Teheranit ka lënë një të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ishte aq i madh, saqë një punëtor vdiq menjëherë dhe dhjetë banorë të 25 apartamenteve të ndërtesës u plagosën lehtë”, tha shefi i zjarrfikësve, Iraj Torkamani.

Më shumë se 20 makina dhe disa ndërtesa të tjera pranë u dëmtuan gjithashtu, shtoi ai.

Torkamani i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se shkaku i shpërthimit ishte ende i paqartë dhe kanë nisur hetimet.

Një shef lokal i menaxhimit të krizave, Mansour Darajati, i tha televizionit shtetëror se një mjet prerjeje që nuk funksiononte mirë mund të ketë qenë shkaku. g.v/abcnews.al