VIDEO/ Shpërthen zjarri në një fabrikë kimike në Rusi, re të mëdha tymi “pushtojnë” qiellin

schedule15:34 - 6 Maj, 2022

schedule 15:34 - 6 Maj, 2022

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë kimike ruse. Shpërthime të mëdha u raportuan nëpër cisterna hekurudhore që përmbanin tretës në një fabrikë në Dzerzhinsk.

Qyteti, rreth 250 milje në lindje të Moskës, është quajtur vendi më i ndotur në botë.

Re të mëdha tymi pasuan shpërthimet rreth orës 11:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Më shumë se 150 punonjës të zjarrfikëses kaluan nëntë orë duke luftuar me flakët.

Objektet në gjithë Rusinë janë goditur me zjarre misterioze mes spekulimeve për një sabotim të mundshëm nga Ukraina në një luftë të fshehtë kundër pushtimit brutal të Vladimir Putin.

Një zyrë rekrutimi është goditur nga kokteje molotov dhe një fabrikë eksplozivi është vënë në shënjestër, shkruan The Sun.

Rreth 22 njerëz u  vranë pasi një zjarr shpërtheu në një institut kërkimi të projektimit të paketave të ministrisë së Mbrojtjes./abcnews.al/