VIDEO/ Shpërthen festa në Bukuresht, Rumani gjen të parin ndaj Izraelit

schedule21:16 - 9 Shtator, 2023

schedule 21:16 - 9 Shtator, 2023

Prej 33 minutash, në “Arena Nationala” të Bukureshtit, Rumania dhe Izraeli po përballen në sfidën e radhës të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Në minutën e 27′ të sfidës ka ardhur dhe goli i parë, ku pas një kundërsulmi vrastar, vendasit kanë gjetur golin e avantazhit. Një goditje e devijuar gabim nga këmbët e portierit Glazer përfundon në këmbët e “bomberit”, Denis Alibec, i cili nga një distancë e afërt nuk gabon, duke e çuar rezultatin në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: