Prej afro 40 minutash ka nisur java e fundit e Abissnet Superiore, javë tepër vendimtare për përcaktimin e kampionit të këtij sezoni, me Tiranën e Partizanin që deri në këtë javë janë me pikë të barabarta.
Mirëpo, teksa Tirana është duke barazuar me rezultatin 1 me 1, në fushën e Erzenit, “të kuqtë” e kryeqytetit kanë gjetur avantazhin ndaj Teutës në “Arenën e Demave”, duke nisur kështu festën e tifozëve, të cilët shpresojnë për një tjetër titull kampion.
Pas një depërtimi të bukur në zonë nga Arinaldo Rrapaj, ky i fundit i driblon të gjithë bashkë me portierin Qirko, duke çuar topin në rrjetën e “durrsakëve”. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: