Cesena triumfoi në shtëpi me rezultatin 4-0 përballë Entella.
Shpendi ishte protagonist në këtë fitore pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të 18-tin personal.
Sulmuesi kuqezi është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati, ndërsa deri tani numëron 18 gola.
Golat e Shpendit kanë qenë shumë vendimtarë për Cesenën, që momentalisht kryeson me 74 pikë, plot 15 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Torres./ h.ll/abcnews.al