Elton Cale dhe Agustin Torassa janë dy miq të mirë te Tirana. Të dy lojtarët ishin vjet pjesë e Flamurtarit, kurse në verë u transferuan te bardheblutë. Ata shoqërohen të dy shumë me njëri-tjetrin, ndërkohë që shpesh ngacmohen edhe në rrjetet sociale.
Edhe tani në kohë karantine, ata vijojnë me “shigjetimet” miqësore. Lojën e nisi Torassa, i cili postoi një video ku Cale shfaqet duke pozuar në shtrat dhe duke tentuar të tregojë trupin. Sigurisht e gjitha me shaka.
Braziliani normal e kishte ruajtur një video, ku shfaqet argjentinasi duke prerë vetullat. Gjithçka sheshit, me ndjekësit e lojtarëve që me siguri janë argëtuar me postimet e dy futbollistëve. /abcnews.al