Marko Arnautovic dhe Hulk shënuan për Shanghai SIPG, që mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Qingdao Huanghai. Një fitore e pritshme, pasi vendasit ishin favoritë dhe e realizuan objektivin.
Vëmendjen në këtë ndeshje e mori një lojtar i miqve, Romain Alessandrini. 30-vjeçari ka luajtur edhe në Ligue 1 me Renne dhe Marseille, për të kaluar më pas në SHBA te LA Galaxy, ku ishte shok skuadre me Zlatan Ibrahimovic.
Despite his team being defeated by Shanghai SIPG 2:1,
Romain Alessandrini, the new captain of Qingdao Huanghai, scored a spectacular acrobatic overhead kick. Arguably a candidate for the goal of the season. This goal got Shanghai SIPG nervous at the late stage of the match. pic.twitter.com/ANkPqh6yEW— Titan Sports Plus (@titan_plus) September 10, 2020
Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes së sotme, sulmuesi francez ka shënuar një gol mjaft të bukur me roveshatë dhe normalisht në rrjetet sociale po bën xhiron. /abcnews.al