Sibenik u eliminua nga Kupa e Kroacisë, por keqardhja më e madhe ishte që Prince Obeng Ampem nuk shënoi në një aksion që mund të jetë nga më të çmendurit që mund t’ju kenë parë sytë.
Sulmuesi ganez i ka habitur të gjithë, kur mori një top brenda zonës dhe pasi humbi ekuilibrin bëri një veprim madhështor.
22-vjeçari shfaqet duke ecur në gjunjë dhe arrin t’i krijojë mundësinë vetes edhe për të goditur në portë.
Portieri i NK Istra i mohoi golin, që pa asnjë diskutim do futej në listën e më të veçantëve të realizuar ndonjëherë në një ndeshje futbolli. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1364641811088764933