Kanë mjaftuar vetëm 12 minuta që derbi i Londrës mes Tottenhamit dhe Chelsea të zhbllokohet. Ka qenë sulmuesi i Bluve të Londrës, Willian, ai që ka shënuar i pari, duke shokuar vendasit e Tottenham.
Ylli brazilian e sheh veten një kundra një me mbrojtësin Aurier. Me shumë lehtësi, numri 10 spostohet në qendër dhe në hyrje të zonës, lëshon një predhë me të djathtën.
Portieri Gazzanigga nuk ka asnjë shans të ndalojë goditjen e fortë të brazilianit dhe të besuarit e Lampard, godasin të parët./abcnews.al
Premier League
Tottenham – Chelsea 0-1
Willian 12′
⚽️ Tottenham vs Chelsea | Willian (GOAL) 12′ #TOTCHE pic.twitter.com/s0iQc0xGp4
— D9INE (@D9INE_PREMIER) December 22, 2019