Është mbyllur pjesa e parë në San Siro mes Milanit dhe Sassuolos, ku miqtë janë duke kryesuar me rezultatin 1-3 ndaj kampionëve të Serie A.
Në minutën e 8-të, Giroud shënoi golin e parë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.
Befasia vjen në minutën e 19-të, ku Sassuolo krijon një kundërsulm të jashtëzakonshëm, Berardi merr topin në krahun e djathtë dhe dërgon një pasim të bukur brenda zonës ku Defrel zhbllokon shifrat.
Sassuolo nuk ndalet, pasi në minutën e 22-të, vetëm 3 minuta pas golit të parë, shënojnë edhe të dytin. Një aksion perfekt i ndërtuar nga miqtë, ku përsëri Berardi shërben mrekullisht Fratesin i cili shënon golin e dytë.
Milan Shpresoi te përmbysja në pjesën e parë, ku në minutën e 24-të, Giroud shënon pas një asistimi nga Calabria. Por shpresat u shuajtën në pjesën e parë, pasi në minutën e 30-të, Traore asiston për Berardin dhe këtë herë italiani e dërgon vetë topin në rrjetë duke çuar rezultatin në 1-3.
Pjesa e dytë do të shikojë nëse Milan do të reagojë./ h.ll/abcnews.al
30′ 1 – 3 Domenico Berardi Assist: H. J. Traorè
24′ 1 – 2 Olivier Giroud Assist: D. Calabria
0 – 2 Davide Frattesi Assist: D. Berardi
0 – 1 Grégoire Defrel Assist: D. Berardi