VIDEO | Shokohet Interi, e ndëshkon një i panjohur

schedule21:30 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 21:30 - 10 Dhjetor, 2019

Carles Perez ka shënuar golin e parë në takimin mes Interit dhe Barcelonës. 21-vjeçari, i cili aktivizohet më së shumti me Barcelonën B, ka mposhtur portierin Handanovic në minutën e 23-të, për të kaluar në avantazh miqtë spanjollë.

Numri 27 merr një pasim të bukur nga Vidal brenda zonës dhe me të majtën, nuk e ka të vështirë të shënojë përballë kapitenit të Interit. Ky është goli i parë për Perez në Champions League me fanellën e Barcelonës. Me Dortmundin që po fiton dhe tashmë në disavantazh, kualifikimi për Interin duket mision i pamundur./abcnews.al

UEFA Champions League

Inter – Barcelona  0-1
Perez 23′